Pacolli: As Haradinaj, as Osmani nuk janë të denjë për president

Pacolli: As Haradinaj, as Osmani nuk janë të denjë për president

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në një intervistë për lajmi.net ka thënë se me postin e presidentit po bëhet tregti dhe asnjëherë nuk do të bëhej pjesë e këtyre dallavereve, njofton Insajderi.

“Vjosa, Osmani, zotëri Haradinaj nuk do të duhej të zgjidhej president në bazë të marrëveshjeve të partive politike. Por kush do të zgjidhet president të miratojmë ligjin e ri për presidentin, të amandamentohet Kushtetuta e Kosovës. Presidenti të zgjidhet përmes votave të qytetarëve”, thotë ai.

Mes tjerash Pacollit thotë se zgjedhja e presidentit përmes marrëveshjeve politike nuk është aspak korrekte dhe aspak e drejt. “Një president i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës në këtë mënyrë, nuk është aspak korrekte”./Insajderi.com