Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë Ruud Vermeulen në një konferencë për media" />

Shefi i FMN-së: Papunësia në Kosovë duhet të ulet

Shefi i FMN-së: Papunësia në Kosovë duhet të ulet

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë Ruud Vermeulen në një konferencë për media ka deklaruara se rritja ekonomike në Kosovë ka qenë e mirë por i duhet një rritje më e madhe për të ulur numrin e papunësisë.

Sipas Vermeulen, papunësia në Kosovë ka rënë nga 35 në 27 për qind, e që kjo sipas tij duhet të ulet.

Shefi i FMN-së për Kosovë tha se porosia e performancës financiare është e mirë por duhet të ketë kujdes tash në prag të zgjedhjeve.

Vermulen tha se pret reformë në skemën e veteranëve të luftës në mënyrë që shpenzimet të mbeten ashtu siç është lejuar.