58.088 qytetarë janë infektuar me COVID-19 që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.
Prej tyre 1.456 kanë përfunduar me vdekje, njofton Insajderi.
Ndërsa në total janë shëruar 50.953 të infektuar.
Numri i rasteve aktive është 5.679.
Komuna më e prekur mbetet Prishtina, vetëm të dielën në kryeqytet u raportuan edhe 142 infeksione.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka apeluar në respektin të masave anti-COVID.
“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në kumtesë. /Insajderi.com