Masat anti-COVID: Komuna e Prishtinës e dënon PDK-në

Masat anti-COVID: Komuna e Prishtinës e dënon PDK-në

Inspekcioni komunal i Prishtinës e ka dënuar me gjobë prej 2 mijë eurosh Partinë Demokratike të Kosovës.

Mos-zbatimi i masave anti-COVID gjatë tubimeve elektorale nga PDK –  është bërë shkak i këtij vendimi ndëshkues.

Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri, deklaroi të hënën se “shëndeti i qytetarëve është prioritet”.

“Askush mbi ligjin! Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook. /Insajderi.com

 

Askush mbi ligjin!

Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë.

Posted by Adonis Tahiri on Monday, 25 January 2021