Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj

Osmani dekreton 23 gjyqtarë të rinj

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dekretuar 23 gjyqtarë të rinj, njofton Insajderi.

Ky dekret është bërë në pajtim me propozimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Me këtë rast kryetari i KGJK-së, Skënder Çoçaj, iu uroi mirëseardhje gjyqtarëve duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të forcimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Çoçaj ka kërkuar nga gjyqtaret e rijnë përkushtim dhe përgjegjësi të lartë.

“Duke u bazuar në ligjet në fuqi, kandidatët për gjyqtarë para se të dërgohen tek Presidentja për emërim, i janë nënshtruar procesit të zgjedhjes, proces të cilin e ka udhëhequr KGjK. Gjyqtarët e rinj të emëruar sot, do të shpërndahen nëpër shtatë (7) gjykatat themelore të Republikës së Kosovës”, njofton Këshilli Gjyqësor i Kosovës. /Insajderi.com