Nëntë të vdekur dhe 538 raste me Coronavirus në Shqipëri

Nëntë të vdekur dhe 538 raste me Coronavirus në Shqipëri

Nëntë pacientë kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, ku thuhet se edhe 538 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej një mijë e 918 testime të kryera.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 401 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 44 mijë e 291.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri janë infektuar 72 mijë e 812 persona dhe kanë vdekur një mijë e 324. /Insajderi.com