Hoti: Osmani pa LDK-në është zero

Hoti: Osmani pa LDK-në është zero

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike tw Kosovws, Avdullah Hoti, beson se është ringjallur partia e tij, njofton Insajderi.

“Ka ringjallje të madhe të LDK-së, për shkak të këtij sllogani që kemi nxjerrë. Nuk jemi parti sezonale, kemi struktura edhe në lagje të fshatrave.”

Ai u shpreh se nuk kanë vija të kuqe me asnjë  nga partitë, por që me VV-në është e vështirë të bëjnë koalicion.

“Në parim nuk kemi vija të kuqe me partitë e tjera se është e natyrshme se duhet koalicione për të formuar institucionet. Do të jetë e vështirë që të bëjmë koalicion me LVV-në. Nuk është çështje personale”

Tutje, ai shtoi se Vjosa Osmani nuk do të marr asnjë votë të LDK-së. “Asnjë votë e LDK-së nuk shkon në LVV. Pa LDK mbrapa është zero. Njerëzit e LDK-së nuk e votojnë LVV”, u shprehë ai./Insajderi.com