Kandidatja për deputete në radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se do të pëlqente që lista e plotë e Vetëvendosjes të certifikohej dhe Albin Kurti të ishte bartës i asaj liste. Ajo thotë se vetëm atëherë ballafaqimi do të ishte i drejtpërdrejt dhe gara fer, njofton Insajderi.
Por në anën tjetër thotë se Vetëvendosja po tregon standarde të dyfishta.
“Rreth moscertifikimit të listave kam dy mendime. Në radhë të parë do të doja që lista e VV-së sidomos të certifikohej dhe z. Kurti të marrë pjesë në zgjedhje si bartës i listës, pasi vetëm atëherë ballafaqimi ynë do të ishte i drejtpërdrejt dhe gara do të ishte si të them fer. Thjeshtë së pari na konvenon që ai të jetë në garë për kryeministër, pasi duam të matim forcat realisht në terren”, ka thënë Musliu në Interaktiv të KTV-së. “Ana tjetër kur jemi te vendimi i gjykatës, kemi të bëjmë me standarde të dyfishta që përdor VV-ja në këtë rast. I duartrokitën një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që e rrëzoi Qeverinë, i duartrokitëm në fat të gjithë, pasi ishim në një moment kur vendi çdo ditë e më shumë po kalonte në krizë. Kishim Qeveri që nuk merrte asnjë vendim pa përkrahjen sidomos të PDK-së. Vendimet e mëdha, si Rimëkëmbja, Projektbuxheti dhe dërgimi i forcave të armatosura në mision ndërkombëtar. E dini se VV-ja e duartrokitmi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e nuk tha se gjykata është e hapur siç e ka zakon. Anën tjetër vendimi tjetër që e ndalon pjesëmarrjen në zgjedhje të personave me vepra penale, e kundërshtojnë kategorikisht”.
Musliu ka thënë se është e bindur në fitoren e PDK-së nga ajo që po sheh në terren./Insajderi.com