“Haradinaj president, AAK në Qeveri”

“Haradinaj president, AAK në Qeveri”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, është shprehur i bindur se lideri i partisë, Ramush Haradinaj, do të jetë president i vendit, njofton Insajderi.

Sipas tij, vendi ka nevojë për një personalitet unifikues të politikës dhe për këtë çështje Haradinaj është personi i duhur

Madje, Isufi shprehet i bindur se AAK-ja do të jetë edhe pjesë e Qeverisë, pasi thotë se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti politike.

“Një personalitet si zotëri Haradinaj meriton të jetë president dhe jam i bindur që do të ndodhë. Po ashtu do të jemi pjesë e Qeverisë sepse asnjëherë nuk i kemi ikur përgjegjësisë për shkak se nuk kemi vënë vija të kuqe sepse e kemi parë që kur vijnë interesat në shprehje krejt i harrojnë.

…ne e kemi theksuar me kohë duke qenë real dhe duke qenë të bindur se Kosova ka nevojë për marrje të përgjegjësisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë ai për EO.

Ramush Haradinaj ka shpallur kandidaturën për president të vendit, përderisa kjo parti nuk ka fare kandidat për kreun e Qeverisë./Insajderi.com