Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku është shkaktuar mëngjesin e së martës në rrugën Prishtinë-Pejë.

Në aksident nuk ka persona të lënduar.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 10:20, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Parku i Biznesit), ka ndodhur një aksident trafiku (vet-aksident). Nuk ka persona të lënduar”, ka njoftuar Krasniqi./Insajderi.com