Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur pjesërisht pro ankesave të partive politike për certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë, njofton Insajderi.
Ky panel ka vendosur që të certifikohen vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore.
Vendimi i ngjashëm është edhe për Nismën Socialdemokrate.
Te kjo parti është certifikuar lista, por pa emrat e Vesel Krasniqit, Besnik Berisha, Filloreta Bytyçi, Valentina Alijaj, Xhafer Berisha, Aziz Thaçi, Musa Fetahaj, Hasime Daka, Fatmir Gërdellaj, Vehbi Avdullahaj, Endrit Shala dhe Ardian Nokaj. /Insajderi.com