Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Kryeziu shprehet se është një sistem i tërë përballë të drejtës së pashmangshme.
Ai tutje thotë se fitorja e partisë të cilën e përfaqëson do të jetë madhështore.
“Një sistem i tërë përballë të drejtës së pashmangshme. Prandaj fitorja do të jetë madhështore”, ka shkruar ai.
PZAP-ja ka aprovuar vendimin e KQZ-së i cili ia pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje kandidatëve të disa partive politike të cilët janë të dënuar në tri vitet e fundit me dënim të formës së prerë. /Insajderi.com