Një këmbësor ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes nga një veturë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në Vushtrri, njofton Insajderi.
Si pasojë e këtij aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00
“Aksident trafiku me lëndime, është raportuar rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor Vushtrri, si pasojë e aksidentit një veturë ka goditur një këmësor i cili pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti. /Insajderi.com