Hoti takohet me sindikalistët, premton shtesa për angazhimin gjatë pandemisë COVID-19

Hoti takohet me sindikalistët, premton shtesa për angazhimin gjatë pandemisë COVID-19

Kreu i Ekzekutivit, Avdullah Hoti, është takuar me përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, Shërbimit Korrektues, Punonjësve Social, Sindikatës së Policisë, ata të Zjarrfikësve, Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Administratës së Pavarur, Sindikatë së Shërbimit Civil, ata të punëtorëve të ATK-së dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Infermierëve.

Ai tha se është zotuar se do të paguajnë për të gjithë sektorët ku ka pasur angazhim shtesë dhe rrezikshmëri në punë, për shkak të pandemisë COVID -19.

“Sindikalistët paraqiten një varg kërkesash bashkë me shqetësimin e tyre se, qasja e institucioneve nuk ka qenë e barabartë për secilin sektor, duke theksuar se ata po ndjehen të anashkaluar dhe të diskriminuar”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Hoti shtoi se do t’i trajtojnë kërkesat veç e veç që të shohin mundësitë buxhetore për përmbushjen e këtyre kërkesave. /Insajderi.com

 

Sot në takim të përbashkët me përfaqësuesit e Sindikatës së Judikaturës, Shërbimit Korrektues, Punonjësve Social,…

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, 27 January 2021