Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 876 raste të reja me Coronavirus, ndërsa 7 persona kanë humbur jetën në përballje me COVID-19, njofton Insajderi.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe 503 persona rezultojnë të shëruar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 16142, Fier 2089, Durrës 1523, Shkodër 1390, Elbasan 1283, Vlorë 1156, Lezhë 1023, Korçë 909, Berat 898, Gjirokastër 557, Dibër 440, Kukës 435./Insajderi.com