Vritet një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Vritet një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një vrasje ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Prishtinë, njofton Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se vrasja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Përlleshi” në kryeqytet.

Ajo tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po i merr të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave.

Ahmeti ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe është konfirmuar një armë e përdorur në rast.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e  perdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​.”, tha Ahmeti për redaksinë.

Siç raportohet, bëhet fjalë për një konflikt familjar, ku babai ka qëlluar për vdekjen të birin e tij. /Insajderi.com