Të enjten në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira kalimtare.
Në mëngjes do të jetë shumë ftohtë, njofton Insajdeir.
Të premten pritet të jetë mot i ndryshueshëm. Herët në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën vransirat do të shtohen, e në mbrëmje priten reshje shiu, që më vonë mund të shndërrohen apo përzien edhe me borë. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive.
30.01 – Në mëngjes vazhdojnë reshjet e borës dhe shiut. Ditën butë, me intervale me diell.
31.01 – Butë, me vranësira të ndryshueshme e kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, që vende-vende mund të jenë pak më intensive.
1.02 – Kryesisht me vranësira, e paradite me reshje shiu. Ditën edhe me intervale me diell, e reshjet pushojnë. Temperaturat minimale pas rënies ditën e nesërme, në ditët e ardhshme shënojnë rritje deri në 2C në fundjavë, e maksimalet gradualisht në rritje deri në 10C ditën e diel.
Do të fryjë erë mesatare drejtimesh të ndryshme, por kryesisht nga krahu jugor 3 -8m/s. Shtypja atmosferike edhe nesër me tendencë të rritjes, më pas deri në fundjavë zbret thellë nën vlera normale. /Insajderi.com