Albert Krasniqi i cili dyshohet të jetë vrarë nga babai i tij do të varroset të enjten nga ora 15:00.
Ismet Krasniqi nga familja e tij e ka kumtuar kohën kur trupi i Albertit do të vendoset në “shtëpinë e re”.
“Familjar, miq e dashamir, ju njoftojmë se varrimi i nipit tem, Albert Krasniqi behet sot ne ora 15:00 ne varrezat e Prishtinës”, ka shkruar ai.
Rreth orës 17:00 të mërkurën në rrugën “Ndue Prelleshi”, dyshohet se sipërmarrësi Skënder Krasniqi ka vrarë të birin Albertin. /Insajderi.com