![10 të vdekur dhe 336 të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë Veriore](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/10/maqedoni-730x440.png)
10 persona kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë të këtij vendi, ku tutje thuhet se edhe 336 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19.
Rastet e reja kanë rezultuar nga gjithsej një mijë e 964 testime të kryera brenda kësaj kohe.
Instituti i Shëndetit Publik i fqinjit lindor bën të ditur se gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 385 pacientë. /Insajderi.com