Hoti për deklaratat e Vuçiqit: Nuk i shërbejnë paqes, aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare

Hoti për deklaratat e Vuçiqit: Nuk i shërbejnë paqes, aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili diskutoi për mundësinë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e lidhur me çështjet e Kosovës, njofton Insajderi.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Hoti thotë se deklaratat e tij “nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në rajon, e aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke”.

Ai tutje shkruan se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit në NATO dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-në dhe BE-në.

Vuçiq, të enjten kishte deklaruar se muajt e ardhshëm do hapet debat i gjerë publik për çështjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. /Insajderi.com