Caktohet masa e paraburgimit për babain e Albert Krasniqit

Caktohet masa e paraburgimit për babain e Albert Krasniqit

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka aprovuar kërkesen e Prokurorrisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit Skënder Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e djalitt të tij, Albertit në Prishtinë.

Avokati i Skënderit, Ramiz Krasniqi, i tha Gazetës Online Insajderi, se masa paraburgimit është një muaj.

“Po është marrë vendim për një muaj masë paraburgimi”, tha ai.

Gjykata këtë vendim e mori pasi janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri S.K. mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke. /Insajderi.com