Dumoshi për Osmanin: Kur shkon në një parti tjetër je si një trup i huaj

Dumoshi për Osmanin: Kur shkon në një parti tjetër je si një trup i huaj

Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, ka thënë se largimi i Vjosa Osmanit nuk e dëmton këtë parti, njofton Insajderi.

Sipas saj, kur liderët i bashkohen një partie tjetër janë si një “trup i huaj” atje ku aderojnë.

Dumoshi shtoi se largimi i Osmanit, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ishte më votuara nga LDK-ja, nuk e dëmton këtë të fundit, pasi tha se LDK-ja është më shumë se një emër dhe mbiemër.

“Unë them se nuk e dëmton Lidhje Demokratike të Kosovës sepse LDK-së është me e madhe se një emër dhe mbiemër, prej secilit prej nesh.

Besoj që shtëpia jonë është e jotja. I presim rezultatet, por zakonisht kur shkon në një parti tjetër je si një trup i huaj. I dëshiroj të gjithë kandidatëve padallim suksese”, tha ajo për EO.

Dumoshi pret që LDK-ja me 14 shkurt ta festojë fitore në zgjedhjet e parakohshme, ngase sipas saj, Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, nuk ka pasur asnjë skandal./Insajderi.com