Supremja i ndalon 12 kandidatë të NISMA-s për deputetë që të marrin pjesë në zgjedhje

Supremja i ndalon 12 kandidatë të NISMA-s për deputetë që të marrin pjesë në zgjedhje

12 kandidatë për deputetë të NISMA Socialdemokrate nuk do të jenë pjesë e votimeve më 14 shkurt, raporton Insajderi.

Kështu vendosi Gjykata Supreme për ankesën e NISMAS-s pasi PZAP paraprakisht ia kishte ndaluar atyre pjesëmarrjen ne zgjedhje.

“Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Nisma, është refuzuar si e pabazuar nga kolegji i Gjykatës Supreme”, thuhet në kumtesën e Supremes.

Ndryshe në mesin e të ndalurve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor është edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Krejt kjo situatë erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku ndalonte që në zgjedhje të marrin pjesë personat që janë të dënuar me burgim gjatë tri viteve  të fundit  /Insajderi.com