Pasi Gjykata Supreme mori vendim që kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, të mos certifikohet për zgjedhjet e 14 shkurtit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kësaj partie, njofton Insajderi.
Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se “Qeveria Kurti 2 është realiteti i ri, i pashmangshëm e i shumë pritur”
Përmes një postimi në Facebook, ajo u shpreh e nderuar që në rrugëtimin e saj politik është rreshtuar “drejt e në anën e duhur”.
“Me 14 shkurt qytetarët do të tregojnë fuqishëm përkrahjen për Albin Kurtin, e kjo do të jetë jo vetëm përgjigjja më e mirë për institucionet e kapura, por dhe fillimi i punës për shtetin e së drejtës”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci./Insajderi.com