Bordi i përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës, ka marrë vendim që ta lirojë nga detyra Kryeshefin Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imerin, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, vendin e tij e ka zënë Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.
Ky vendim është marrë sot (e premte) në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të KEK-ut.
“Në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve (BPD) të KEK-ut, të mbajtur sot, dt 29.01.2021, në pikën e rendit të ditës për shqyrtimin e pozitave të larta menaxhuese sipas kërkesës së drejtuar nga ish menaxhmenti i KEK-ut, BPD vendosi që të mos merret me shqyrtimin e vendimeve të mëhershme të ish Bordeve, njëherit ka udhëzuar menaxhmentin që të vijojë procedurat gjyqësore në mbrojtje të korporatës deri në vendimin përfundimtar të formës së prerë nga gjykata.
Në këtë vazhdë, BPD gjithashtu ka marre vendim që të liron nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Luigj Imeri. Ndërsa në pozitën e u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet në njoftimin e kësaj korporate./Insajderi.com