Sondaxhi më i ri i PIPOS i prezantuar sot, nxjerëë fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëvizjen Vetëvendosje, me gjithsej 43.8% të votave, transmeton Insajderi.
Sipas këtij sondazhi që u publikua sot në “Rubikon” të Klan Kosovës, partia e dytë me më së shumti vota ka dalë LDK-ja me gjithsej 17.2 %, derisa pas saj janë PDK-ja me 21.1 % dhe AAK-ja me 7 %.
Edhe në këtë sondazh del se Nisma Socialdemokrate nuk do ta kalojë pragun me 2.9 %.
Nëse këto të dhëna i krahasojmë me të dhënat e sondazhit të kaluar del se Lëvizja Vetëvendosje ka një rënie të lehtë prej 0.4 %, pasi në matjet e fundit kishte dalë me 44.2 %.
LDK-ja – që mbetet sërish e dyta – ka shënuar rënie edhe më të lehtë (0.15 %) në matjet e fundit. Në sondazhin e fundit, partia që është radhitur e dyta ka dalë 17.2 %, derisa në atë të javës së kaluar kishte marrë 17.35 %.
Në ndërkohë, PDK-ja – si e treta në radhitje – ka shkuar në 21.1 % nga 20.40 % duke shënuar rritje prej 0.7 %.
AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate kanë ruajtuar pothuajse një konstante të njëjtë në këto matje.
Drejtori i PIPOS, Fisnik Halimi, ka sqaruar se në këtë sondazh kanë marrë pjesë 3000 respodentë ndryshe nga sondazhi i kaluar që është realizuar me 1050 respodentë. /Insajderi.com