VV s’do të ankohet për vendimin e Supremes në Kushtetuese

VV s’do të ankohet për vendimin e Supremes në Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ankohen në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e Gjykatës Supreme që sot bëri të ditur se nuk certifikohen disa kandidatë që kanë probleme me ligjin, përfshirë edhe liderin e VV-së, Albin Kurtin, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Facebook, kjo parti lë të nënkuptojë se nuk do të ndërmarrin hapa të tjerë sa i përket apeleve pas vendimit të Supremes për listën zgjedhore të tyre.

” Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre”, thuhet në njoftim.

“Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare”, bëhet e  ditur tutje në reagimin e LVV-së. /Insajderi.com