Pas vendimit të Supremes mblidhet KQZ-ja

Pas vendimit të Supremes mblidhet KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të premten për të proceduar vendimin e Gjykatës Supreme.

Kështu tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të lexojë me vëmendje të gjitha vendimet e Gjykatës Supreme dhe ashtu siç e kemi bërë të ditur qysh në fillim të fazës ankimore: Do të veprojmë në përputhje me vendimin e Gjykatës Supreme”, tha ai në Klan Kosova.

Gjykata Supreme ka vendosur të premten që t’i ndalohet Albin Kurti kandidimi në zgjedhje.

Një vendim të njëjte e kishte marrë PZAP, por Lëvizja Vetëvendosje e kishte dërguar ankesën edhe në Gjykatën Supreme e cila refuzoi Kurtin, por jo edhe Liburn Aliun e Labinotë Demi-Murezin për të cilët Supremja konstatoi se PZAP ka dhënë vlerësim të gabuar. /Insajderi.com