Lumi “Drenica” del nga shtrati, vërshohen disa fshatra të Drenasit

Lumi “Drenica” del nga shtrati, vërshohen disa fshatra të Drenasit

Komuna Drenasit bën të ditur se reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të vona të së premtes, kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona, duke bërë që lumi “Drenica” të dalë nga shtrati, njofton Insajderi.

Si pasojë e kësaj janë mbuluar disa ura në fshatin Dobroshec e Çikatovë e Vjetër, e po ashtu janë mbuluar edhe disa rrugë.

“Ekipet emergjente janë në teren dhe po monitorojnë situatën. Nuk ka vërshime në shtëpi banimi, vetëm në disa segmente rrugore, ura e vërshime në toka bujqësore.

Ftojmë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i shmangen vendeve ku uji ka vështirësuar qarkullimin”, thuhet në njoftimin e komunës. /Insajderi.com