Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje të radarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, njofton Insajderi.
Zyra e Policisë së Kosovës i tha Insajderi-t se më 30 dhjetor 2020 është dërguar një dërgesë për një kompani private.
“Kjo dërgesë e adresuar në Kosovë, ka rezultuar të jetë dërguar gabim, andaj bazuar në procedurat e parapara e njëjta ka mbetur e deponuar në CARGO”.
“Më 29.01.2021, Policia është ftuar nga njësitet e për të hetuar rrethanat e mos pranisë së dërgesës, e cila përmbante pajisje mekanike të radarëve civil, të cilat kanë qenë të paketuara e të cilat nuk gjendeshin në depo”, vazhdon sqarimi.
Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe në koordinim me prokurorin, kanë iniciuar rastin ‘vjedhje e rëndë’ të cilin janë duke e trajtuar dhe hetuar sipas kompetencave ligjore.
Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka deklaruar se nuk ka ndodhur asnjë vjedhje në këtë institucion.Insajderi.com