Zemaj: Shërbimi për vendin nuk bëhet vetëm në kohë zgjedhjesh

Zemaj: Shërbimi për vendin nuk bëhet vetëm në kohë zgjedhjesh

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se shërbimi për vendin nuk bëhet vetëm kur kërkohet vota prej qytetarit në kohë zgjedhjesh, njofton Insajderi.

Sipas tij – kur ke përgjegjësi institucionale ushtron autoritetin në interes të qytetarit të vendit.

Kështu bën të ditur ai me anë të një postimi në Facebook, derisa ka njoftuar lidhur me një vizitë të zhvilluar në Mitrovicën e Veriut.

“Shërbimi për vendin nuk bëhet vetëm kur kërkohet vota prej qytetarit, por kur ke përgjegjësi institucionale ushtron autoritetin në interes të qytetarit të vendit tënd”, ka shkruar ai.

“Në zgjedhjet lokale në vizitë të një nga qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, për të mbikqyrë zbatimin e masave të vendosura nga Qeveria e Kosoves në parandalim të Pandemisë Covid-19. Pa eskorta e pa blinda, me inspektor sanitar dhe personel te MSh-së”, shprehet tutje Zemaj. /Insajderi.com