Kurti: Lista jonë do t’i ketë 110 kandidatë

Kurti: Lista jonë do t’i ketë 110 kandidatë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se lista e kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë 110 kandidatë, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai derisa bëri homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në 24 vjetorin e rënies së tij, ku tutje Kurti u shpreh i bindur pas dy javëve do të fitojnë shumicën parlamentare.

“Ne do të garojmë me listën tonë në zgjedhje. Lista jonë do të ketë 110 kandidatë edhe ne do të fitojmë. Jo vetëm që do të dalim të parët, por shumicën popullore do të bijmë shumicë parlamentare me 14 shkurt, e çdo ditë pas asaj dite”, ka deklaruar Kurti.

Me vendimin e marrë nga Gjykata Supreme lidhur me moscertifikimin e kandidatëve të cilët kanë probleme me ligjin, Kurtit dhe dy kandidatëve të tjerë të LVV-së do t;I pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme. /Insajderi.com