Sindiktat e Shëndetësisë apel partive politike: Merrni masa në tubime

Sindiktat e Shëndetësisë apel partive politike: Merrni masa në tubime

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka apeluar tek subjektet politike garuese në zgjedhjet e 14 shkurtit që të mos grumbullojnë qytetarët në tubime publike gjatë fushatës, njofton Insajderi.

Nga FSSHK-ja thonë se zbatimi i masave anti COVID-19 është i domosdoshëm dhe i detyrueshëm.

“Çdo veprim tjetër në kundërshtim me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimeve në fuqi për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 mbeten përgjegjësi e liderëve të këtyre subjekteve, kurse në anën tjetër bëhet barrë e institucioneve shëndetësore gjegjësisht punëtorëve shëndetësor të cilët po i bëjnë një vit duke u marr intensivisht me trajtimin e qytetarëve të infektuar me COVID-19”, thuhet në komunikatën për medie.

Mos u bëni shkaktar të kësaj të keqeje sepse populli do ju ndëshkoj, të gjithëve pa përjashtim, është thirrja që ka bërë Federata nga subjekteve politike.

“Andaj edhe njëherë FSSHK kërkon nga subjektet politike që në tubimet e tyre për shpalosje të programeve ta kenë prioritet marrjen e masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19”, përfundon komunikata.

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit do të nisë të martën, 3 shkurt dhe do të përfundojë më 12 shkurt, 2021./Insajderi.com