Hoxhaj, për zyrtarizimin e marrëdhënieve me Izraelin: Mirënjohës ndaj SHBA-së

Hoxhaj, për zyrtarizimin e marrëdhënieve me Izraelin: Mirënjohës ndaj SHBA-së

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është moment historik, njofton Insajderi.

Sipas tij, deri në arritjen e kësaj pike ishte udhëtim i gjatë, ndërsa dhe shprehet mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për angazhimin dhe rolin e saj në këtë zhvillim.

”Mirënjohës ndaj lidershipit të Departamentit Amerikan të Shtetit për këtë moment historik të rëndësishëm për Kosovën. Ishte një udhëtim i gjatë deri më sot dhe vlerësojmë mbështetjen e miqve tanë Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, për Pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në një postim në Twitter./Insajderi.com