Kurti pritet në Skenderaj me brohoritje “Thaçi”, “UÇK”

Kurti pritet në Skenderaj me brohoritje “Thaçi”, “UÇK”

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është pritur me brohoritje në Skenderaj, njofton Insajderi.

“Thaçi Thaçi”, “UÇK UÇK”, dëgjoi Kurti teksa po ecte për takime elektorale në këtë qytet.

Gjithçka ndodhi para zyreve të degës së PDK-së në Skenderaj, teksa Kurti po hynte ne një kafiteri aty afër.

Skenderaji njihet si komunë që mbështetë Partinë Demokratike të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite në Skenderaj janë parë edhe shumë forca policore të cilat po kujdesen për sigurinë e Kurtit.

Ditëve më parë është paralajmëruar se një fshat në Drenas i ka ndaluar Kurtit vizitën për takime elektorale. /Insajderi.com

VIDEO