Musliu e quan Kurtin psikopat: Mos u tut me ardhë në Drenicë

Musliu e quan Kurtin psikopat: Mos u tut me ardhë në Drenicë

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka hedhur akuza ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur psikopat, njofton Insajderi.

Sipas saj, Kurti nuk kursen asnjë mjet për të arritur në pushtet, ndërsa shton se sjellja e tij në Skenderaj është vetëm fillimi “sepse ky psikopat nuk kursen as jetën e njeriut për spektaklet e tij politike”.

Këto deklarata Musliu i ka bërë në profilin e saj në Facebook, pas vizitës së Albin Kurtit, kandidatit për kryeministër nga LVV-ja, që bëri të hënën në Komunë e Skenderajt.

“Kush hyn në Drenicë me njësi speciale, mundet të synoj gjithëçka, por kurrë jo fitimin e besimit të drenicasve. Albin mos u tut me ardhë në Drenicë. Në Drenicë duhet të tuten vetëm kriminelët e Serbisë.

Ti nëse e konsideron vetën shqiptar s‘ke nevojë me u tutë nga Drenicasit. Ankthi që ti duhet ta kesh nga kjo trevë është një JO e madhe me 14 shkurt 2021. Kjo JO është shigjeta e vetme që do të t‘godasi ty more qyreavec i Facebookut”, ka shkruar ndër të tjera ajo./Insajderi.com