Ministria e Shëndetësisë i ka dorëzuar të martën Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik 100 mijë teste PCR, ndërsa Shërbimit Spitalor 16 ventilatorë, njofton Insajderi.
Me këtë rast, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u zotua se do të angazhohen në shtimin e kapaciteteve për testimin e qytetarëve, ndërsa shtoi se shpreson që pas ardhjes së vaksinës anti-Covid të kthehet normaliteti në vend.
“Përkushtimi ynë është që mungesa sa i përket testeve mos të jetë temë e punës së këtyre profesionistëve, të lehtësohet edhe identifikim, kontaktet, gjurmimi dhe hulumtimi epidemiologjik për ta izoluara sa më shumë virusin”.
“Me ardhjen e vaksinës besojmë dhe shpresojmë që testet nuk do të jenë të nevojshme dhe do të kthehet normaliteti”, u shpreh Zemaj.
Testet e dorëzuara në IKSHPK dhe ventilatorët për SHSKUK-në, theksoi ai, janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare (huamarrja nga Banka Botërore), ndërsa janë siguruar përmes shërbimeve të prokurimit të UNOPS-it./Insajderi.com