Tre të vdekur dhe 245 raste me COVID-19 në Kosovë

Tre të vdekur dhe 245 raste me COVID-19 në Kosovë

Tre persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e të cilëve tutje thuhet se edhe 245 raste të reja kanë rezultuar pozitive me këtë virus.

Rastet e reja janë shënuar nga gjithsej dy mijë e 615 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52 mijë e 810 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 429.

Numri total i rasteve pozitive është 60 mijë 745 raste nga 238 mijë 339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe një mijë e 506 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Viti 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Rahovec 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Prizren 3 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com