Forca e Sigurisë së Kosovës bën të ditur se ekipet e saj janë ende duke e kërkuar qytetarin i cili është raportuar i zhdukur një javë më parë dhe i cili dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshajtë” në Gjakovë, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftim, operacioni ka filluar te “Ura e Fshajtë”, për të vazhduar përgjatë lumit “Drini i Bardhë” e deri tek “Ura e Fshatit Gjonaj”.
Pjesëtarët e FSK-së gjatë këtij operacioni të kërkim-shpëtimit janë vizituar nga komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneral brigade Xhevahir Geci.
“Pjesëtarët e FSK-së janë të përgatitur profesionalisht dhe të gatshëm fizikisht në realizimin e operacioneve të tilla, gjendja momentale e përmbytjeve të ujërave në territorin e vendit tonë e kanë vështirësuar gjetjen e personit për shkak të ujërave të turbullta dhe të rrëmbyeshme”, thuhet në njoftimin për medie./Insajderi.com