Bashkimi Evropian kundër vendimit të Kosovës për ta pasur ambasadën në Jerusalem

Bashkimi Evropian kundër vendimit të Kosovës për ta pasur ambasadën në Jerusalem

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, nuk është i shprehur i kënaqur me vendimin e Kosovës për ta pasur ambasadën e saj në Jerusalem.

“Është për te ardhur keq” e ka cilësuar Stano vendimin e Prishtinës, përcjell Insajderi.

Kosova më 1 shkurt ka formalizuar marrëdhëniet diplomatike me Izraelin dhe si pjesë e marrëveshjet duhet ta ketë ambasadën.

Linja e Bashkimit Evropian e konsideron të pazgjidhur çështjen e Jerusalimit. Mbi këtë ata kritikuan Kosovën.

“Pozicioni i BE-së është i qartë, të gjitha ambasadat e BE-së dhe vendet anëtare kanë ambasada në Tel Aviv në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB dhe vendimet e Këshillit Evropian dhe zgjidhja e problemit duhet të gjendet në negociatat e drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Palestinës “.

Stano theksoi se e njëjta vlen edhe për Serbinë, por Beogradi ende nuk e ka bërë aktin final për ta dërguar ambasadën e saj në Jerusalem. /Insajderi.com