Engel uron Kosovën dhe Izraelin për vendosjen e raporteve diplomatike

Engel uron Kosovën dhe Izraelin për vendosjen e raporteve diplomatike

Ish-kongresisti Eliot Engel ka shprehur urimet më të përzemërta për vendosjen e raporteve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në “Twitter”, Engel ka thënë se është një ditë e madhe për të dyja vendet.

“Urimet më të përzemërta për shtetin e Izraelit dhe Republikën e Kosovës për vendosjen e raporteve diplomatike. Kjo është një ditë e madhe për të dyja vendet”, ka shkruar Engel.

Dje, Kosova dhe Izraeli edhe zyrtarisht kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike./Insajderi.com