KQZ përfshinë në listën votuese edhe ata diaspora që nuk u lajmëruan në telefon

KQZ përfshinë në listën votuese edhe ata diaspora që nuk u lajmëruan në telefon

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t’i regjistrojë si votues edhe ata aplikues që nuk janë telefonuar për verifikim të aplikimit.

102 mijë e 100 votues të diasporës janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se e drejta kushtetuese për të votuar nuk do t’i mohohet askujt.

Falënderoi diasporën për interesimin e treguar që te marrin pjesë në votimet e datës 14 të këtij muaji.

80 mijë qytetarë janë lajmëruar në telefon, por edhe të tjerë janë përfshirë në listat e votuesve. /Insajderi.com