Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë më pak votues në listën e certifikuar të qytetarëve me të drejtë vote, njofton Insajderi.
1 milionë e 794 e 862 votues do të kenë të drejtë vote, 143 mijë e 6 votues më pak se në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.
Kjo për fakt se janë larguar personat që kanë poseduar kartela të identifikimit nga koha e UNMIK-ut.
Këto dokumente nuk shërbejnë më për votim, u tha në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Po ashtu, 11.086 qytetarë u larguan për shkak se janë konfirmuar nga skema persona si të vdekur. /Insajderi.com