Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta ndryshojë listën e kandidatëve për deputetë, njofton Insajderi.
Kështu tha anëtari i kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi.
“LVV nuk e ka ndërmend me ndryshu listën. Çdo subjekt politik ka të drejtë ta riradhitë listën e vet”, tha ai.
Kështu, VV nuk do të ketë bartës të listës pasi Albin Kurti nuk i është lejuar kandidimi nga të gjitha institucionet e drejtësisë.
Numrin 2 e mban Vjosa Osmani pas një koalicioni me subjektin politik që drejtohet nga Albin Kurti. /Insajderi.com