Ben-Meir: E ardhmja e Kosovës është me BE-në

Ben-Meir: E ardhmja e Kosovës është me BE-në

Profesori amerikan dhe njëherësh njohës i çështjeve politike në Ballkan, Alon Ben Meir, e vlerëson si shumë domethënëse marrëveshjen mes Kosovës dhe Izraelit për njohje reciproke, transmeton Insajderi.

Ai është shprehur se ardhmja e Kosovës është me BE-në dhe pesë vendet që nuk e kanë njohur Akoma duhet ta kuptojnë këtë sa më shpejtë.

Ben Meir tha se kjo marrëveshje dërgon mesazh të qartë tek pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat e kundërshtojnë sovranitetin dhe legjitimitetin e Kosovës.

“Vendosja e marrëdhënieve të plota diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit të hënën është shumë domethënëse, pasi Kosova do të jetë vendi i parë me shumicë myslimane që vendos ambasadën e saj në Jeruzalem.

Po kështu, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli dërgon një mesazh të qartë për pesë vendet e BE-së që kundërshtojnë sovranitetin e saj se legjitimiteti i saj si një komb i pavarur vetëm po rritet. E ardhmja e Kosovës është me BE-në, dhe pesë vendet në pritje duhet ta kuptojnë këtë më shpejt sesa më vonë”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com