Maqedonia e Veriut nis procedurën e furnizimit të 200 mijë vaksinave kineze “Sinovac”

Maqedonia e Veriut nis procedurën e furnizimit të 200 mijë vaksinave kineze “Sinovac”

Qeveria e Maqedonisë Veriore ka nisur procedurën e furnizimit të 200 mijë vaksinave kineze “Sinovac”, të cilat gjatë shkurtit pritet të arrijnë në një kontingjent të vetëm nga Pekini në Shkup, transmeton Insajderi.

Siç raportohet, ende nuk ka një informacion të saktë dhe se në cilën datë do të mbërrijnë në shtetin fqinj vaksinat e para kineze.

Gazetarja Ferikan Iljazi u shpreh se ka edhe një burim tjetër për sigurimin e vaksinave COVID, që është shteti serb.

Pas një marrëveshje mes dy qeverive, serbe dhe maqedonase, pritet që kjo e fundit t’i blejë Serbisë, me çmim tregu, tetë mijë vaksina.

Sa i përket sistemit COVAX për furnizim me vaksina, gazetarja tha se pritet të vijnë 170 mijë vaksina anti-COVID, por kjo është parashikuar të ndodhë në muajin mars. /Insajderi.com