Njësit e Doganës së Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar një aksion tek lokacionet e dyshuara për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara, në" />

Kapen alkool e cigare të kontrabanduara në veri

Kapen alkool e cigare të kontrabanduara në veri

Njësit e Doganës së Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar një aksion tek lokacionet e dyshuara për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara, në veri të vendit.

Në këtë aksion Dogana e Kosovës është duke u përkrahur nga Policia e Kosovës dhe ATK.

“Deri tani janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave pa dokumente e që dyshohet që janë të kontrabanduara. Mallrat e gjetura kryesisht janë pije alkoolike dhe cigare”, thuhet në njoftimin e doganës. /Insajderi.com