1007 persona të infektuar dhe gjashtë të vdekur me Covid-19 në Shqipëri

1007 persona të infektuar dhe gjashtë të vdekur me Covid-19 në Shqipëri

Nga Shqipëria janë raportuar shifra të larta të të prekurve me Coronavirus gjatë këtyre 24 orëve, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, 1007 persona kanë rezultuar pozitive nga 3849 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë 6 pacientë nuk e kanë fituar betejën me Coronavirusin.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë 581 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë./Insajderi.com