Rusia e interesuar që të gjendet një zgjidhje e balancuar për Kosovën

Rusia e interesuar që të gjendet një zgjidhje e balancuar për Kosovën

Përmes një telefonate, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka komunikuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, qëndrimin e Rusisë për zgjidhjen e çështjes Kosovë – Serbi.

Siç raportojnë mediat serbe, Putin i ka thënë Vuçiq-it se “Rusia është e interesuar që Serbia të gjejë një ‘zgjidhje të balancuar’ në çështjen e Kosovës”, përcjell Insajderi.

Kjo zgjidhje, sipas Putin është një opsion që pranohet edhe nga Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Rusia ka konfirmuar pozicionin e saj primar për të gjetur një zgjidhje të balancuar që duhet të aprovohet edhe nga Këshilli i Sigurimit në OKB”, thuhet në komunikatën e Kremlinit zyrtar. /Insajderi.com