Funksionari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se dy njerëzit me të rëndësishëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës janë Isa Mustafa e Agim Veliu me të cilët e kanë të vështirë të bashkëpunojnë.
Në kanal 10, Konjufca tha se “forca progresive” brenda LDK-së u goditën me përjashtimin e Vjosa Osmanit.
Ndërsa, për Partinë Demokratike të Kosovës ai tha se janë më së largu për shkak siç i quajti ai “aferat korruptive” të PDK-së.
“Me PDK-në jemi më së largu, por as ndaj LDK-së nuk kemi iluzion”, tha ai. /Insajderi.com